"Dituria" organizon turnir humanitar në futboll të vogël
Shoqata Kulturore "Dituria" dega në Bujanoc organizon turnirin humanitar në futboll të vogël. Turniri fillon më të mërkurën (9 korrik) me ndeshjet që do të zhvillohen nga ora 21:30 me sistem loje 4+1 lojtarë.Sipas njoftimit të kësaj organizate, ndeshjet do të zhvillohen në fushën sportive “PIPA” – Tërnoc. Me të ardhurat e turneut do të shpërndahen ndihma humanitare për Fitër Bajram.
Ekipet për të marrë pjesë duhet të paguajnë nga 2.000 dinarë, duke u paraqitur në zyrat e shoqatës kulturore “Dituria” në Bujanoc, apo në numrat e telefonit të shënuar në njoftim.
Shorti për ekipet do të tërhiqet të mërkurën në orën 17:00 pranë lokaleve të shoqatës në Bujanoc.
Paralelisht me turneun në Bujanoc edhe në Preshevë do të zhvillohet një turne i organizuar nga “Dituria”, andaj fituesi i finales në Bujanoc do të përballet me fituesin e finales në Preshevë, në një super finale./Titulli.com/